Permbledhje

Albsig sh.a. është themeluar në vitin 2004 si një shoqëri sigurimi me vendndodhje në Shqipëri.

Albsig është një shoqëri aksionere me kapital të përbashkët, e regjistruar sipas Ligjit Shqiptar nr.7638, më datë 19 nëntor, 1992 “Për Shoqëritë Tregtare” dhe e regjistruar në Regjistrin Tregtar të Shqipërisë me vendim të Gjykatës së Rrethit të Tiranës, Nr. 28154, më datë 9 janar, 2004.

Shoqëria jonë operon sipas liçensës së lëshuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), për tregtimin e policave të përgjithshme të sigurimit sipas rregullave të AMF-së në territorin e Shqipërisë.

Autorizimi për të ndërmarrë aktivitetet e sigurimit të jo-jetës është marrë më datë 19 qershor, 2004, ndërsa liçensa që specifikon klasat e aktiviteteve është lëshuar më datë 10 shtator, 2004. Që prej vitit 2019, Albsig ofron produktet e reja të klasës 14 të jo-jetës "Sigurimi i kreditit".

Sigal

Shërbimet

SIGAL Uniqa Group Austria është një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh. SIGAL UGA është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sigurim Shëndeti ne Udhetim

Sigurim Automjeti Karton Jeshil

Sigurim Shëndeti

Sigurim i Shtëpisë

Sigurim Aksidentesh

Garanci Finaciare

Sigurim i Automjetit TPL

Besueshmëri